Zt Enver Kurtalani

Drejtor Ekzekutiv

Enver Kurtalani është I punësuar në Shoqatën Kosovare të Shurdhërve që nga Prilli 2005. ai ka pranuar trajnime mbi menagjimin organizacional dhe financiar nga zt Dukagjin Kelmendi dhe Zt Colin Allen. Ai po ashtu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së të Shurdhërve në Gjilan për 3 vite me rradhë.

Kontakti: deafkosovar@gmail.com ose 044 655 503 (sms vetem)

 

Zt Berat Rashiti

Asistent i zyres

Berat Rashiti është punësuar në Shkurt të vitit 2010. Ai poashtu është edhe student i Trajnimeve të Interpretëve të ofruara nga SHKSH. Poashtu berati është edhe arkatar i SHIGJSHK-së qysh nga viti 2008. Ai është në rolin e asistentit të zyres dhe punon së afërmi me Zt Enver Kurtalani rreth punëve administrative të Shoqatës.

Kontakti: deafkosovar@gmail.com ose 044 319 287

 

 

Znj Rukije Gashi

Interprete e Gjuhës së Shenjave / Zyrtare për Avokim

Rukije Gashi është e punësuar së pari si interpretuese e gjuhës së shenjave për Administratorin e Projektit që nga 2005, ajo poashtu ka qenë edhe udhëheqëse e Grupit Punues të Interpretëve. Që nga viti 2007 ajo punon edhe si zyrtare për avokim pranë Shoqatës Kosovare të Shurdhërve. Ajo poashtu punon edhe në Radio Televizionin e Kosovës si interprete e lajmeve për të Shurdhër. Poashtu nga viti 2008 ajo punon si kryetare e SHIGJSHK-së. Nga viti 2010, ajo është udhëheqëse e Grupit Punues të Prindërve.

Kontakti: deafkosovar@gmail.com ose 044 185 178


Ramadan GashiZt Ramadan Gashi

Zyrtar Ndërlidhës i Komunitetit të Shurdhër

Ai punon në Projekt që nga Korriku 2004. Ai ka pranuar trajnime nga zt Colin Allen. Ai tani është orgnizues dhe implementues i Trajnimeve mbi Menagjimin Organizacional për 11 Shoqatat Lokale të Shurdhërve në Kosovë.

Kontakti: deafkosovapto@hotmail.com ose 044 185 177 (sms vetem)

 

Zt Selman Hoti

Trajner I Interpretëve të Gjuhës së Shenjave

I punësuar në Projekt që nga Korriku 2004, Selman Hoti është Trajner I Interpretëve të Gjuhës së Shenjave për Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe Shoqatën Kombëtare të Personave që nuk Dëgjojnë në Shqipëri. Ai për momenti ka në trajnime grupin e parë prej 10 studentëve të cilët ndjekin vitin përfundimtar të trajnimeve për interpret të gjuhës së shenjave dhe 10 studentë që ndjekin nivelin e avansuar të trajnimeve për interpret në Kosovë dhe 12 studentë të cilët ndjekin vitin e dytë të programit te trajnimeve në Shqipëri. Ai poashtu punon në Radio Televizionin e Kosovës si interpret i lajmeve për të Shurdhër. Gjithashtu ai është edhe anëtarë I Bordit të Soqatës Botërore të Interpretëve të Gjuhës së Shenjave dhe përfaqëson regjionin e Ballkanit. Poashtu nga viti 2008 ai punon edhe si sekretar i SHIGJSHK-së.

Kontakti: shkshpti@gmail.com ose 044127564

 

Znj Drita Toprlak

Hulumtuese e Gjuhës së Shenjave

Znj Drita Toprlak është e punësuar në SHKSH që nga Prilli I vitit 2006. Drita është edhe udhëheqëse e grupit Punues të Grave. Ajo poashtu punon edhe si asistente e mësimdhënësve në klasën e bashkangjitur në shkollën ‘Elena Gjika’ në Prishtinë.

Kontakti: dritatoprlak1@gmail.com ose 044 899 730 (sms vetem)

 

Zt Nebih Cakaj

Hulumtues I Gjuhës së Shenjave

Zt Nebih Cakaj është I punësuar në SHKSH që nga Prilli I vitit 2006. Ai është edhe udhëheqës i grupit Punues të Rinjëve e themeluar në vitin 2008. Ai poashtu është anëtarë I Bordit I Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë që nga viti 2004 – 2010.

Kontakti: nebih.cakaj@gmail.com ose 044 878 190 (sms vetem)