Shoqata Kosovare e të Shurdhërve është organizatë ombrellë e 11 shoqatave lokale të Shurdhërve në Kosovë. SHKSH është organizatë avokuese dhe e ekspertëve. SHKSH punon në avansimin e të drejtave,  për një ambient të përshtatshëm dhe të qasshëm për komunitetin e të Shurdhërve në Republikën e Kosovës.

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve përkrahet nga Shoqata Finlandeze e të Shurdhërve dhe Ministria e Punëve të Jashtme Finlandeze (FAD) që nga viti 2004. Projektet e përkrahura nga partnerët tanë Finlandez janë të fokusuara në avokim, zhvillim të kapaciteteve organizacionale, trajnimet për interpret dhe hulumtimin e gjuhës së shenjave Kosovare.

Në shtator 2010, SHKSH me përkrahjen e Czech Development Agency nëpermjet PIN (People in Need) ka lansuar Projektin një vjeqar “Trajnimet mbi të Drejtat e Njeriut për Komunitetin e të Shurdhërve në Republikën e Kosovës”.